Albspirit

Media/News/Publishing

Sfida: Inspektoriati i Punës, arkëtime për të mbushur kasafortat e partive

Partia “Sfida për Shqipërinë” ka reaguar sot në lidhje me kushtet e punëismit në vend. “Sfida” shprehet sot përmes një njoftimi se drejtimi i Inspektoriatit të Punës nga militantët ka bërë që qëllimi të ishte arkëtimi i të ardhurave në kasafortat e fryra të partive dhe jo rregullimi i gjëndjes së punonjësve.

“Një rast i shëmtuar ishte edhe shkarkimi i menjëhershëm i dy gazetarëve Simon dhe Eljona Shkreli për shkak të një statusi në Facebook ku pronar është një prej kandidatëve për deputetë” – thuhet në njoftimin e partisë së themeluar nga Gjergj Bojaxhi.

Reagimi:

Edhe sot e kësaj dite gazetarë, ekonomistë, juristë apo shitës vazhdojnë të punojnë pa asnjë kontratë pune apo po iu respektuar asnjë nga rregullat e Kodit të Punës ndërsa institucionet shtetërore janë thjeshtë zyra punësimi për të njohurit e partive. Punonjësit në Shqipëri janë më të keqpaguarit në të gjithë rajonin si pasojë e gjëndjes së rënduar ekonomike ku e degraduan politikanët e vjetër. “Sfida” perveçse denoncon ketë situatë të mjeruar, sjell edhe propozimet e saj për të përmirësuar situatën.

1-      Shkëputjen totale të Inspektoriatit të Punës nga politika dhe ristrukturimin e plotë të këtij institucioni me staf të ri profesionistësh.

2-      Mospagesa e rrogës së punëmarrësit nga kompanitë private dhe publike dënohet me një përqindje të caktuar mbas 5 ditëve të para të muajit përkatës.

3-      Shkurtimi dhe përshpejtimi i apelit ndaj Gjykatës për shkarkimet nga puna.

4-      Zbatimi i menjëhershëm i vendimeve të Gjykatave për rikthimet në punë

5-      Penalizim financiar personal për drejtuesit e institucioneve që rezultojnë të shkarkojnë në mënyrë të padrejtë një punonjës (sipas vendimit të Gjykatës)

Nga ana tjetër ne jemi të ndërgjegjshëm se për të patur kushte të mira të punonjësve duhet të kemi biznese të qëndrueshme ndaj dhe në mbështetje të tyre do kërkojmë

1 – Nëse shteti ka detyrime ndaj kompanive private duhet tia kthejë sëbashku më gjobat apo interesat po vonesat e pagesave. Pra ashtu siç shteti gjobit biznesin për vonesa me pagesat ashtu edhe biznesi duhet të marrë interesa nga institucionet shtetërore për vonesa.

2 – Rishikimi i ligjit mbi gjobat e parapaguara që shpesh herë dërgojnë drejt falimentimit.

3- Zhbllokimi i ‘pengjeve’ të sanksionuara nga institucionet publike ndaj kompanive private gjatë procesit te apelit.

Zbatimi i këtyre koncepteve ka nevojë për vullnet politik dhe largim total të administratës nga militantët partiakë. Në këto 25 vite asnjë nga partitë politike nuk ka qënë dhe nuk është e gatshme ta bëjë këtë ndryshim ndaj dhe bësojmë se tashmë është koha për “Sfidë”.

Please follow and like us: