Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Oferta e Ramës nuk është zgjidhje politike

Pas përfundimit të takimit të dytë me kryeministrin Rama në Presidencë Basha tha se oferta e tij nuk është zgjidhje politike.

Basha tha se dy ishin kundërpropozimet e PD, qeveri teknike dhe votim dhe numërim elektronik brenda 6 muajsh.

“Kundërpropozimi ishte i qartë përbëhej nga dy kolona: Qeveri teknike me mandat për të zgjedhur  dhe për të ndalur influencën e krimit në zgjedhjet e ardhshme, dhe kolona e dytë është eksplorimi që brenda 6 muajve të realizohet votimi elektronik”.

Basha u shpreh se ky takim nuk kishte asnjë ndryshim nga takimi i djeshëm

“Takimi i sotëm ishte përsëritje e takimit të djeshëm. Buron nga mungesa e vullnetit, si rezultat i gjendjes së rendit dhe sigurisë, si rezultat i drogës dhe parave të drogës. Mos realizimi i dy problemeve të njohura dhe të pranuara si kërcënim për votën e lirë përbën një mos premisë për zgjidhje” – tha Basha.

Please follow and like us: