Albspirit

Media/News/Publishing

Janar 1947/ Si i grabitën komunistët pasuritë e kundërshtarëve të regjimit

Dokumenti/ Brenda 7 orëve u hartuan 100 vendime sekuestrimi e 150 iventare pasurish në Libohovë

Rrënimi ekonomik e më pas vrasja e burgosja, ishin hapat e menduar nga diktatori Enver Hoxha për të gjithë ata që ishin paracaktuar si kundërshtarë të regjimit komunist në Shqipërinë e pas viteve 1944. Vendimet për rrëmbimin e  pasurive të tyre mbështeteshin në gjyqet famëkeqe të viteve ‘45-’48. Në vijën e parë të frontit të bandave grabitëse të pasurisë së shqiptarëve,  ishin njerëzit e besuar të Partisë. Ata orientonin, hartonin e urdhëronin proceset ndaj kundërshtarëve të tyre.

Një grup dokumentesh të Arkivit të Shtetit dëshmojnë fushatën e parecedentë, të rrëmbimit të pasurive të shqiptarëve të pasur apo të shpallur armiq të popullit, kulakë apo kriminelë lufte. Fushata ishte e  orkestruar direkt nga nga kupola më e lartë e regjimit dhe u zbatua deri në fshatrat më të largët të vendit.

Përmes një qarkoreje të lëshuar nga Ministria e Financave dhe e miratuar me nje shkresë mbështetëse nga vetë kryeministri i asaj kohe Enver Hoxha, jepeshin udhëzime të qarta se si do të funksiononin komisionet lokale të konfiskimit të pasurive në çdo prefekturë të vendit.  Qarkorja jep detaje të hollësishme për llojet e mallrave që konfiskoheshin, se si do ti kalonin shtetit, apo si duheshin adminstruar më tej.

Veç qarkores një urdhër i firmosur nga Enver Hoxha detyronte të gjithë komisionet e sekuestrimti të pasurive të armiqve të popullit që të raportonin në instancat më të larta të regjimit gjithçka mbi aksionin e konfiskimeve.

Mes këtyre raporteve që vinin nga të gjtihë anët e Shqipërisë vlen të veçohet raporti i dërguar nga Gjirokastra me 3 maj 1947. Ja çfarë shkruhet në të:

“ Në lidhje me urdhërin tuaj  nr. 90/1 datë 23  ajanr 1947 këtu poshtë ju raportojmë  për konfiskimin e pasurive  të kriminelave të luftës dhe armive të popullit:

  1. me datën 19-21 prill 1947, 13 nënpunësa të këtij Komiteti shkuan në ndihmë të komisionit lokal dhe hartuan e daktilografuan 200 vendime konfiskimi pasurish.
  2. Me datën 27 prill 1947, 11 nënpunësa të këtij komiteti , shkuan në komitetin ekzekutiv të N/prefekturës libohovës dhe brenda 7 orëve  hartuan e daktilografuan 100 vendime sekuestrimi dhe 150 iventare pasurish.

Çështjes i asht kushtue rëndësia që ka, si prej këtij komiteti edhe prej komisionit lokal”.

Please follow and like us: