Kompromisi politik, Milo: Duhet pritur e shtuna në darkë
Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo thotë në “Arena” nga Dritan Hila se shpreson që deri të shtunën në darkë të arrihet një marrëveshje politike.
Pjesë biseda:
Milo: Nuk kam qenë në koalicion sepse nuk kam qenë në qeveri. Do të shkojmë në zgjedhje si forcë politike për të mbijetuar politikisht. Na i imponua kjo situatë nga sjellja politike e dy partive të mëdha. Duke qenë se nuk ka shans për marrëveshje, le të shpresojmë se do të ketë.
Ndonjëherë, takimet finale dhe ato që mund të nxjerrin “tymin e bardhë” bëhen pa u njoftuar. Për mua, momenti i fundit do të jetë e shtuna në darkë. Ndoshta deri të shtunën mund të kemi ndonjë kompromis. Fakti që sot është punuar me intensitet të lartë nga diplomatët. Unë flas për ndikimin e shteteve që përfaqësojnë jo ndikimin personal të zt.Lu dhe zonjës Vlahutin.
Milo: Zt.Rama ka rrezik të më ketë harruar edhe emrin, jo të më marrë në konsideratë.
/Ora News.tv/