Albspirit

Media/News/Publishing

Media gjermane: Maqedonia, shtet pa identitet, e ndarë mes bullgarëve dhe shqiptarëve

Ish kryeministri Nikola Gruevski beson që një mësymje e dhunshme mbi parlamentin e Maqedonisë do evitonte krijimin e qeverisë së re. Së fundi gazeta bulevardeske serbe “Blic” kishte shkruar se agjencia e sigurimit ushtarak serb (VBA) kishte sekuestruar një sasi të madhe armësh në Luginën e Preshevës që me gjasë do transferoheshin në vendin fqinj Maqedoni. Armët u janë sekuestruar një shtetasi të huaj dhe dy shqiptarëve.

Maqedonia është një art i shtetit belg në Ballkan: Një vend pa identitet të vërtetë, ku dy të tretat flasin bullgarishten dhe një e katërta gjuhën shqipe. Pas përfundimit të luftërave jugosllave 1999 në veri dhe perëndim të Maqedonisë shpërtheu konflikti i armatosur. Me terror dhe dhunë një UÇK e Maqedonisë tentoi të bashkohej me Kosovën, shkruan publicisti gjerman Peter Muhlbauer për “Heise.de”. Kjo përfundoi me Marrëveshjen e Ohrit, ku partitë shqiptare do kishin të drejtën e vetos në parlamentin e Shkupit. Pas 14 viteve relativisht të qeta në 2015 ndodhi Ngjarja e Kumanovës me sëpaku 22 të vrarë.

Zgjedhjet parlamentare me dy fitues

Kur në 11 dhjetor 2016 Maqedonia ju nënshtrua procesit zgjedhor, partia që është pjesë e familjes së partive popullore europiane OBRM-PDUKM fitoi 51 deputetë, ndërsa LSDM 49 nga 120. BDI e cila fitoi dhjetë mandate dhe aleatja e deridjeshme e OBRM, nuk u pajtua me vijimin e qeverisjes në 29 janar. Prej atëherë vendi është zhytur në një krizë, përcjell botasot.info.

Bashkimi Europian mbështet qeverisjen e LSDM në koalicion me tre partitë shqiptare.

Bastisja e parlamentit

Të enjten u shpall kryeparlamentari i ri i Maqedonisë. Ai është ish udhëheqës i UÇK tani i amnistuar. Zgjedhja e tij u njoh menjëherë nga BE dhe SHBA, ndërsa urojnë që së shpejti të krijohet qeveria e re. Protestuesit që kanë dalur në rrugë tash e disa muaj, pas zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri bastisën parlamentin dhe sulmuan fizikisht shefin social demokrat, Zoran Zaev dhe liderin e LR-PDSH, Ziadin Sela. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Gruevski nga ana tjetër thekson se sulmi mbi parlamentin është “Skenar i planifikuar”, për të shmangur vëmendjen nga zgjedhja jolegjitime e Talat Xhaferit si kryeparlamentar.

Gazsjellësi

Gruevski ishte kryeministër nga 2006 deri në 2016 dhe kishte fillimisht sukses në Bruksel, pasi dëshironte të anëtarësonte vendin në BE dhe NATO. Më vonë marrëdhëniet u ftohën – jo edhe aq pasi Bullgaria ka filluar afrimin me Rusinë dhe mund të ndryshojë drejtimin e gazsjellësit (Rrjedhja turke – SHP) që ishte parashikuar për të kaluar nga Maqedonia.

Nga përgjimet e 2015 doli publikisht që kryeministri ishte i korruptuar. Për të sqaruar këtë me ndërmjetësimin europian u krijuar Prokuroria Speciale. Por kjo e fundit akoma nuk ka mundur të ngrejë aktpadi kundrejt atij

Please follow and like us: