Nehat Hyseni: Kontrolli serb mbi Titon dhe pozita e shqiptarve në Jugosllavi
Josip Broz Tito (1892-1980) ishte lider karizmatik i Partisë Komuniste të Jugosllavisë, i cili udhëhoqi si komantant i UNÇ-së luftën partizane 1941-1945 dhe ishte Kryetar i shtetit, LKJ-së, komandant i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Kryesisë së RSFJ-së deri në vdekjen e tij më 4 maj 1980.
Si kryetar joserb, me përkatësi kombëtare kroate, shikuar nga këndvështrimi i sotëm, na duket absurde dhe shumë e çuditëshme, se si ka mundur dhe vallë, si ia ka arritur t’ia dalë J.B.Tito me serbët si kombi më i madh i Jugosllavisë dhe me Serbinë?
Gjithashtu, na intereson edhe fakti se si i trajtonte shqiptarët Titoja?
Poashtu na interesojnë edhe ndikimet serbe në qëndrimet dhe vendimet e J.B.Titos ndaj shqiptarve.
Në Jugosllavinë socialiste, shqiptarët fillimisht përjetuan “ferrin e Dantes”, meqë akuzoheshin si bashkëpunëtorë të nazi- fashizmit, ashtu si çamët myslimanë në Greqi.
Por, inteligjenca shqiptare dhe shqiptarët në përgjithësi në Jugosllavinë socialiste arritën zhvillim dhe hov të madh, të paparë deri atëherë në historinë tonë kombëtare, vetëm pas vitit 1966, dmth pas rënies së Aleksandar Rankoviqit.
Rankoviqi dhe Jovanka, “mbikëqyrës” të Titos
Aleksandar Rankoviqi ishte kuadër serb që ishte i ranguar si personalitet i dytë, menjëherë pas Titos, në kierarkinë shtetërore, si Nënkryetar i Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë.
Ky funksion u instalua në sistemin politik të atëhershëm me Ligjin Kushtetues të 15 janarit 1953, si “roje”, mbikëqyrës apo survejues serb ndaj Kryetarit kroat të RFPJ-së, Josip Broz Titos.
Serbia e atëherëshme, duke dashur që Titon ta ketë nën kontrollë të plotë, ia imponoi atij shkurorëzimin nga gruaja hebreje, me baba austriak, një intelektuale me tradita europiane dhe me bukuri të rallë, inzhenierja Herta Haas, e lindur më 29 mars 1914 në Slovenska Bistrica, e cila vdiq në moshën 95 vjeçare më 5 mars 2010 në Beograd.
Në vitin 1952, klika serbe ia imponuan J.B.Titos martesën me partizanen e dikurëshme serbe nga Lika e Kroacisë, nënkolonelen e APJ, 36 vjet më të re, Jovanka Budisavleviq.
Dëshmirarët thonë se nashkëshortha serbe e Titos, Jovanka Broz, kurrë nuk lëvizëte pa revole në çantë, gjatë ditës, kurse gjatë natës ajo revolen e mbante nën jastëk!
Madje, nuk kishte hezituar disa herë që revolen t’ia drejtoj as Titos!
Për këtë arsye, Stane Dollanc (komunist slloven) ishte ngarkuar personalisht për sigurinë fizike të Titos dhe kishte ndaluar kontaktin e saj me te.
Kontrolli serb i Josip Broz Titos nga “brenda” me Jovanka Budisavleviq-Broz dhe nga “jashtë”, me Aleksandar Rankoviqin u realizua plotësisht!
Rankoviqi shef i UDB-së dhe zëvendës i Titos
Gjithashtu, Aleksandar Rankoviqi ushtronte edhe funksionin e Kryeshefit të UDB-së famëkeqe, që kishte kompetenca të gjëra, madje të pakufishme në kontrollin e institucioneve shtetërore dhe të kuadrove politike, shtetërore, arsimore, ekonomike, kulturore, etj. dhe praktikisht ishte “xhandar” apo zot i shoqërisë dhe shtetit.
UDB-ja ishte mbi shtetin!
Madje, UDB-ja kishte kompetenca të kontrollit edhe të kreut shtetëror, duke mos përjashtuar, madje as Titon!
Shqiptarët e pësuan keq, sidomos nga viti 1956, kur filloi i ashtuquajturi “aksioni i mbledhjes së armëve”, që u organizua si fushatë e egër e presionit dhe dhunës e terrorit të shfrenuar antishqiptar të UDB-së, duke i detyruar madje shqiptarët të “konvertoheshin” në turqë dhe të shpërngulen masovikisht në Turqi, për ta shpëtuar kokën nga dhuna dhe terrori i padurueshëm.
Shpërngulja e shqiptarve në Turqi
Kështu, Jugosllavia socialiste e Titos e rifilloi zbatimin e Elaboratit famëkeq të akademikut fashist Vaso Çubrilloviqit të para Luftës së Dytë Botërore (1938).
Meqë pushteti dhe dhuna shtetërore ishin të koncentruara së tepërmi në duartë e Sigurimit shtetëror, UDB-së dhe shefit të saj, Aleksandar Rankoviqit, kjo ishte bërë sfidë dhe paraqiste rrezik real edhe ndaj kreut shtetëror e politik, në krye me J.B.Titon.
Realisht, asokohe në vendet ish komuniste, Sgurimi Shtetëror ishte bërë problem dhe sfidë e madhe në tërë bllokun socialist.
KGB-ja famëkeqe në BRSS-në e atëherëshme kishte vrarë, torturuar e masakruar reth 50 milion viktima të pafajëshme. Kurse vet shefi i KGB-së, Beria i kanosej edhe shefit të shtetit, Stalinit.
Prandaj, me shumë taktikë e zgjuarësi, Stalini e likuidoi shefin e gjithëfuqishëm e të tmerrshëm të KGB-së famëkeqe, Berian.
Edhe Sigurimi shtetëror në Shqipëri, që drejtohej nga Koçe Xoxi, me kombësi maqedon, u likuidua nga Enver Hoxha në vitin 1949, me akuzën “spiun jugosllav”.
Gjakëpirësia e Aleksandër Rankoviqit dhe dhuna e shfrenuar e UDB-së, në periudhën dhjetëvjeçare arriti t’i shpërngulë nga Kosova dhe viset tjera të banuara me shqiptarë reth gjysëm milioni shqiptarë.
Por, megjithatë, ky nuk ishte shkaku kryesor për shkarkimin e Aleksandër Rankoviqit nga të gjitha funksionet shtetërore e publike, si dhe nga anëtarësia në LKJ, në Plenumin e IV-të të KQ të LKJ, të mbajtur më 01.07.1966, në ishullin “Brione”, thellë në Detin Adriatik, pjesa sllovene.
Shumë larg nga Beogradi dhe nga rreziqet eventuale të reagimit të serbëve me protesta e kundërshtime.
Kthesa radikale (1966-1981)
Kështu, nga kjo datë bëhet kthesë radikale dhe fillon epoka e frymëmarrjes më të lirë politike dhe zhvillimit të hovshëm të Kosovës.
Por, studentët dhe rinia shkollore dhe intelektualët shqiptarë, duke parë dhe vetëdijësiar për diskriminimin ekonomik, politik e kombëtar, mllefin dhe mospajtimin e tyre e shprehën në Demostratat e vitit 1968, gjatë kremtes së Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë Londineze, më 28. Nëntor 1968.
Ato demostrata, nga politika e atëhershëme jugosllave në krye me J.B. Titon u vlerësuan se kanë karakter ekonomik e social, por jo si “armiqësore”.
Kështu, me miratimin e Amendmenteve Kushtetuese 1968-1971, si dhe Kushtetutës së vitit 1974, Kosovës iu hap rruga e zhvillimit të gjithëmbarshëm shoqëror, ekonomik e politik.
Kjo periudhë e lirive të shqiptarve në RSFJ, si dhe zhvillimit më i hovshëm i Kosovës zgjati prej vitit 1966-1981, dmth gjithsej 15 vjet.