Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për liri fetare

Presidenti Donald Trump ka lehtësuar rregulloret qeveritare që nuk lejonin institucionet fetare të përjashtuara nga taksat të merrnin pjesë në aktivitet politik.

Presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten që i jep agjencisë së vjeljes së taksave “autoritetet maksimal” për të vendosur vetë në lidhje me aktivitetin politik të grupeve fetare, megjithëse rregullorja rrallë herë zbatohej në realitet.

Po në këtë urdhër ekzekutiv, presidenti lehtëson rregulloret mbi grupet fetare në lidhje me disa klauzola të ligjit për kujdes shëndetësor të miratuar gjatë administratës Obama, Në bazë të ligjit Obamacare, këto shoqata ishin të detyruara të paguanin për sigurime shëndetësore për punonjësit e tyre, në të cilat përfshiheshin forma të planifikimit familjar dhe masa të tjera që disa grupe fetare i kundështojnë. Urdhri i ri ekzekutiv u ofron grupeve fetare liri më të madhe veprimi për të vendosur mbi këto plane sigurimesh.

Presidenti Trump e nënshkroi urdhrin ekzekutiv gjatë një takimi me përfaqësues të grupeve konservatore të krishtera në Shtëpinë e Bardhë gjatë një aktiviteti të cilësuar si Dita Kombëtare e Lutjeve.

Please follow and like us: