Rama shpall fitoren absolute: Basha luajti bllofin, humbi gjithçka!
Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për shtyp për të shpallur fitoren absolute ndaj kundërshtarit të tij politik. Në prag të zgjedhjeve pa opozitën, Rama i folur i vetëkënaqur për fitoren e strategjisë së tij dhe për humbjen e kundërshtarit. Shpjegimin e dha duke folur herë si lojtar pokeri, e herë si shahist.
Politika është shah, nuk është dam. Nëse e luan si dam dhe përdor metodën e pokerit dhe thërret bllofin, siç e thirri Basha, duhet të marrësh parasysh pasojat e bllofit. Me bllofin mund të fitosh, por nëse humb, humb gjithçka.
Shahu ka strategji, por lëvizje pas lëvizje zbulohet strategjia dhe kur kundërshari zbulon strategjinë, atëherë është mat. Të mos harrojmë që këmi një palë që bën baby-sitter (dado) dhe një palë që thotë: Prisni se jam dhe unë dhe thotë, “Duhet filluar lojën nga e para se nuk e dija”.
Kjo aventurë me bllof, ka pasoja të rënda për PD, por nuk janë çështja ime. PS-PD janë kundërshtarë dhe nuk njoh asnjë moment apo sport që kundërhstari thotë: Nuk je këtu për të më mundur, je këtu që unë të fitoj! Strategjia jonë funksionoi perfekt dhe strategjia e PD dështoi me sukses.