Albspirit

Media/News/Publishing

Zamira Çavo: Skenarët e mundshëm të fundit të tranzicionit

Jam e bindur që tranzicioni politik do nxjerrë jashtë loje këtë klasë politike. Nuk di të them nëse ajo klasë që do vi do jetë më e mirë ose më e keqe se kjo, por sigurisht nuk do të jetë si kjo që kemi! Si do të ndodh ky transformim kaq i domosdoshëm?
Le ta analizojmë së bashku:
-Opozita, sikundër e kam thënë , po shkon me ose pavetëdije drejt një rifomatimi tërësor të saj. Pse? Nëse PD nuk do hyjë në zgjedhje asaj i mbetet detyrë urgjente të riformatohet duke u ndarë përfundimisht nga mentaliteti berishist i konflikteve dhe dhunës verbale e morale. PD do mundohet të testojë forcën e vet në zgjedhjet në Kavajë por duke qenë tërësisht i jashtëligjshme cdo përdorim dhune atë ditë, besoj që Qeveria do marrë masat e nevojshme për të mos jeluar shkelje të qetësisë dhe rendit në ditën e zgjedhjeve. Kjo do ta cojë opozitën të shtyjë “krizën” e saj për pas zgjedhjeve. Por mosbindja civile që pretendon z Basha është një ffluskë sapuni përballë njohjes ndërkombëtare të këtyre zgjedhjeve. Në të gjitha rastet PD ka vepruar politikisht në mënyrë infantile. Fundi i saj do të jete ringritja pa Berishën e ndoshta edhe pa Bashën. Dhe nëse PD shkon në zgjedhje sërish është në disfavor pasi futja në zgjedhje do të jetë jo si pasojë e largimit të Ramës dhe krijimit të qeverisë teknike por si pasojë e ndonjë kompromisi shumë disfavorizues për bashën.Nuk ka asnjë arsye reale që Rama ta lerë qeverinë e tja jap pushtetin në tavolinë një PD-je të anemike e plot zullume.
– Partia Socialiste, në mendimin tim, si ajo që jemi mësuar ta shohim në këto 26 vjte, nuk egziston më. Rilindja e eleminoi kastën e vjetër. Unë besoj se brënda një vit pas zgjedhjeve, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme. Me një pushtet gati absolut, pa një opozitë të shëndetshme vendi do ketë sërish ngërce politike. Koha e zgjedhjeve do përcaktohet nga koha që i duhet vetë PD-së për tu ringritur e për të fituar besimin në popull. Po a do të jenë vërtetë të nevojshme zgjedhjet e parakoshme? Unë them po. Arsyeja? Sepse me natyrën që ka z Rama dhe me fuqinë që do të marrë nga këto zgjedhje, do të ishte i barazvlershëm më një pushtet sulltanor. Kjo do të thotë se do të shembet nga jashtë . Zgjedhjet e tjera mesiguri do ta nxjerrin edhe Ramën jashtë loje.
– Lëvizja socialiste për Integrim, pas zgjedhjes së detyruar si President të Metës, duket se ka një frikë tkurrje që dikohet nga mosqënia realisht e z Meta kryetar i LSI-së. Thirrjet për forcë të parë në Konventën e fundit të kësaj partie dhe thirrjet gati në ekstazë të pjesmarrësve të rinj,( ia kalonte edhe ngjarjeve më patetike të kohës së Enverit) dëshmojnë carjen e madhe që egziston mes LSI-së dhe Rilindjes.Sidoqoftë Lsi- do të rrudhet në këto zgjedhje edhe sikur PD- të ftojë militantët e saj të votojnë për LSI-në. Arsyeja? Militantët dhe baza e PD-së që u zhgenjyen këtë rradhë nga qëndrimet e Metës dhe shuan shpresat e opozitës për ta marrë pushtetin në tavolinë, nuk do të votojnë për këtë parti. Ata besoj do bojkotojnë zgjëedhjet.Meta në krye të shtetit, do të largohet ndoshta i fundit nga skakiera politike, por do të largohet. Vettingu dhe lojrat jo të pastërta politike do ta largojnë padyshim nga skena politike.
Sipas meje kjo elitë politike është zënë “Shah /mat” nga koha dhe sigurisht do të largohet. Pyetja se cilët do vijnë është pyetje që i takon të nesërmes. Po a do të gjejë qetësi vendi? Unë mendoj si dikur mendimtari i madh Krist Maloki: Kur studiuesit shqiptar të kenë studiuar se cili sistem qeverisës i shkon për shtat shqiptarëve, se cili model ekonomik i duhet shqiptarëve dhe cfarë rruge duhet ndjekur që solidariteti dhe kohezioni shqiptar të bëhet efektiv, vetëm atëherë do të zhvillohet vërtetë Shqipëria!

Please follow and like us: