Albspirit

Media/News/Publishing

Tërhiqet Rama, vjen reagimi i parë i Bashës

Lideri i opozitës Lulzim Basha e ka quajtur fitoren e parë të opozitës tërheqjen e Edi Ramës nga zgjedhjet në Kavajë, të cilat Partia Demokratike i kishte bojkotuar.

Kryeopozitari mbajti një fjalë në çadrën e lirisë, siç është pagëzuar vendi përballë kryeministrisë ku ata po protestojnë prej rreth tre muajsh.

“Republika e re sapo shënoi fitoren e saj të parë. Falënderimi i parë është për qytetarët fisnikë të Kavajës që firmosën tërheqjen e Ramës nga plani ogurzi për të rikthyer monizmin në vendin që përmbysi diktaturën komuniste. Rama e njohu refuzimin tuaj masiv për të qenë pjesë e fasadës. Ky është kontributi i dytë historik që Kavaja jep për demokracinë, dhe lirinë e shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Lulzim Basha ishte nisur drejt Kavajës, ku pritej të kishte një takim në orën 19:00 me strukturat atje, për organizimin e protestës që PD dhe aleatët do të mbanin të dielën për të bllokuar këtë proces zgjedhor. Por gjithçka mori kthesë kur kryeministri Rama deklaroi tërheqjen e kandidatit të PS-së nga gara elektorale për zgjedhjet e pjesshme në Kavajë, pas shkarkimit të Elvis Rroshit.

Please follow and like us: