Albspirit

Media/News/Publishing

Valbona Peraj: Ja arsyet pse ikin këngëtarët shqiptarë?

Ndoshta tregu i egër, ndoshta tregu informal, ka detyruar shumë artistë të mirëfilltë të muzikës shqiptare të largohen larg nëpër botë si Amerikë, Angli e deri në kontinentin më të largët të Autralisë.

Po cfarë po ndodh realisht me artistët këngëtarë të Shqipërisë ku vitet e fundit shikojmë që shumica prej tyre kanë ikur nga Shqipëria e dalë nga dalë vetë ne po ngelemi pa këngëtarë profesionistë.

Do thoni ju po a ka në fakt këngëtarë profesionistë ? Një pyetje kjo që do përgjigje. Në realitet ka dhe ka shumë këngëtarë profesionistë aq shumë sa na kanë nderuar kudo që kanë shkuar dhe kanë për-formuar nëpër skenat botërore si në Eurovizion dhe festivale të ndryshme ballkanike etj,

Por tregu in-formal i ka mbuluar këta artistë të cilët janë të detyruar të largohen larg atdheut. Arsyet janë nga më të ndryshme se përse këta këngëtarë kane ikur jashtë atdheut e performojne netë live kudo nëpër botë disa prej tyre.

Të tilla arsye janë si konkurrenca jo e ndershme e tregut dikush që se meriton qëndron në treg fuqishëm dhe të tjerë artist profesionistë as që nuk u dëgjohet zëri fare.

Nder arsyet e tjera, është mos përfillja e këtyre artistëve qoftë dhe nga shteti, janë pagesat shumë të ulëta dhe me te cilat nuk munden ta përballojnë jetesën për të mbajtur familje.

Dhe ndoshta më kryesorja është se nëse ke talent nuk je këngëtare por nëse fillon dhe tregon pak hijet e trupit tënd atëherë je një ndër VIP-at më të mirë në Shqipëri.

Shume emra të skenës shqiptare kane ikur në SHBA, Angli si Valbona Peraj Gëzim Nikaj, Fatmira Brecani, Vedat Ademi, Argjend Llogaj, Vida Kunora, Aurora Ndoj e shume, e shume emra të tjere që prej vitesh tashme jetojnë jashtë Atdheut, të cilët thonë se kanë bërë zgjedhjen e duhur pasi Shqipërinë e shikojnë si një vend që nuk do të bëhet kurrë për ta…

Please follow and like us: