Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha flet për Bregun, Selamin dhe Topallin

Në intervistën dhënë për News24, ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur për debatet brenda grupit parlamentar të PD-së pas kritikave të Eduard Selamit dhe Majlinda Bregut. Megjithatë Berisha nuk hyn në detaje.

“Për shkak të një pozicioni që kam, nuk ndërhyjë absolutisht në debatin e brendshëm të partisë. Ajo që mendoj se ka një vlerë shumë të madhe është që të ketë hapësira që secili të shprehë mendimin e tij përndryshe partia humbet karakterin demokratik të saj” – thotë Berisha.

A duhet të ishte mbledhur Grupi Parlamentar për të marrë vendimet?

“Kryetari mund ta kishte mbledhur, vetëm se vendimin për bojkotin e parlamentit e ka marrë grupi parlamentar i PD. Ky vendim ishte i detyruar nga lëvizja, nga revolucioni që filloi. Unë i mirëkuptoj kritikët tanë pse u larguam nga parlamenti, shumë e drejtë se s’mund të themi që nuk është. Por problemi është se revolucioni që nisi dhe që vazhdon pa ndërprerje, ata të cilët po vazhdojnë dhe po e bëjnë nuk e shihnin, nuk e përtypnin dot praninë tonë në parlament me kundërshtarët tanë. Ne jemi në çadër dhe bulevard, parlamenti për ne ka marrë fund thonin. Kështu që në këtë kontekst nuk ishte ky një vendim i vullnetshëm por një vendim i diktuar nga revolucioni. Ndaj dhe them që një herë e udhëheq ndërsa herën tjetër të udhëheq ai ty” – thotë Berisha.

Berisha thotë se në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar secili shprehu mendimin e tij, por përveç mendimeve të njohura, mbështetja ka qenë totale për linjën që po ndiqet. Pse e quajti Topallin “të deklasuar”?

“Ishte një shaka e imja ajo!” – thotë Berisha.

Please follow and like us: