Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha: Pse Basha vjen të më takojë në zyrë

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se është vetë Basha ai që po merr vendimet për situatën në vend. Takimet e shumta mes tyre Berisha thotë se ka qenë i hapur për të biseduar kur i kanë kërkuar mendime.

“Zotin Basha por dhe çdo eksponent tjetër të PD dhe jo të PD, që vjen në këtë zyrë, unë e këshilloj ato që më pyet. Nëse kërkon nje këshillë timen për një problem te caktuar, unë ia shpreh siç e mendoj, por situata është jashtëzakonisht kritike dhe kjo situatë ka një përgjegjës absolut, dhe ky përgjegjës është kryeminsitri i vendit.

Gjithmonë ka pasur zëra se Berisha ndikon në vendimmarrjet e Bashës, por ai ka një tjetër mendim.

“E vërteta është se unë më shumë ndikoj në vendimmarrjet e Edi Ramës se të Lulzim Bashës, pasi më shumë ai lexon Facebookn tim se sa Facebookun e tij që ia mbajnë të tjerët, derisa shkruan dhe me pseudonime aty, harron që unë ia njoh stilin” – ironizon Berisha.

A ka pasur momente dobësie të zotit Basha për të dalë nga çadra?

“Unë nuk kam konstatuar në asnjë moment nga zoti Basha dhe nga askush tjetër, as nga drejtuesit e partive opozitare, që të ketë qoftë edhe shmangien më të vogël nga qëllimi madhor që kanë; rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Çadra e Lirisë u shndërrua në një institucion të paprecedent në historinë e vendit. Sot është dita e 78 e saj, e një proteste shembullore, paqësore, e një proteste e cila nuk tundi flamurin e grevës së urisë paçka se hanin gjithë natën, por e një sakrifice që bëhet, duke qëndruar me tre turne, duke ardhur nga e gjithë Shqipëria për të shprehur kërkesën legjitime të shqiptarëve; të votojmë të lirë” – thotë Berisha.

Please follow and like us: