Albspirit

Media/News/Publishing

Dita e Europës, Rama: Të lëmë pas udhëkryqet e së shkuarës

Pavarësisht krizës politike në vend dhe situatës, që ende nuk ka një zgjidhje, Kryeministri Edi Rama shpreson se 18 qershori do të konfirmojë rrugën drejt Europës.

Gjatë një aktiviteti në Gjirokastër në kuadër të festimeve për ditën e Europës, Rama tha se si Europa dhe Shqipëria janë në udhëkryq.

“Nevoja për BE na ka sjellë në një fazë të re të rajonit. Ballkani ka nevojë më shumë se kurrë për Ballkanin dhe besoj që BE ska pasur kurrë më shumë se sot nevojë për Ballkanin. Edhe ne sot në Shqipëri jemi në udhëkryq, duhet vullnet për drejtësi të re”, deklaroi ai.

Duke folur për udhëkryqin politik në Shqipëri, shefi i qeverisë shqiptare, tha se duhet të kalohet me njerzillëk, por pa harruar refrenin e përhershëm të drejtësisë dhe frikës e tmerrit të atyre që druhen nga kjo.

“Pengesa dhe barrikada për zbatimin e reformës në drejtësi. Në këtë udhëkryq do të fitojë e ardhmja dhe nuk do të imponohet e shkuara. Do fitojë Evropa në zemrat dhe në vullnetin e shqiptarëve dhe nuk do të fitojë kundërvënia ndaj saj nga frika dhe tmerri për drejtësi. Kjo është sfida për të cilën jemi të përkushtuar, shpresojmë dhe që kjo periudhë e brendshme politike shpresoj ta kalojmë. Udhëkryqin politik ta kapërcejmë me njerzillek. Ne do ja dalim siç jam i bindur që me 18 qershor qytetarët do të japin një mesazh që rruga jonë është europa dhe nuk mund të shtyhet më tepër në kohë”, shtoi Kryeministri.

E pranishme në aktivitetin e Ditës së Evropës ishte dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, e cila komentoi reformat që ka ndjekur Shqipëria dhe aktualitetin politik. Ajo tha se në Shqipëri do të fillojë një cikël për të gjithë, ndërsa kërkoi të bëhen zgjidhje që të jenë për të gjithë. Sipas saj, Shqipëria ka realizuar disa reforma të ndërlikuara dhe se në ecjen e saj nuk është vetëm.

Please follow and like us: