Albspirit

Media/News/Publishing

KQZ: Kandidatë te Metës, Blushit, Idrizit janë të inkriminuar, “SFIDA” e pastër

LIBRA e Ben Blushit, LSI e Metes dhe PDIU e Idrizit kanë vënë në listat e tyre të kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit persona me precedent penalë. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka verifikuar listat e kandidatëve të partive të futuara në zgjedhje ku ka rezultuar se vetëm Sfida për Shqipërinë i ka të gjithë kandidatët e saj dhe dokumentet e dorëzuara pa asnjë problem ligjor. Në këtë mënyrë Sfida për Shqipërinë shënon fitoren e saj të parë si mbi partitë e vjetra ashtu edhe mbi LIBRA-n e Blushit.

Në njoftimin e KQZ thuhet se “Nga verifikimet rezulton se Sfida për Shqipërinë e ka të plotë dokumentacionin e listës së kandidatëve dhe nuk ka asnjë problem me listat e kandidatëve”.

Ndërkohë pas ka verifikuar të dhënat në formularët e vetëdeklarimit për secilin kandidat të listës shumë emërore të partive politike që kanë depozituar këto lista, KQZ ka zbuluar se në këto parti janë 18 kandidatë që kanë shfaqur problem në formularin e dekriminalzimit.

Nga të dhënat paraprake të KQZ rezulton se LSI, PDIU dhe LIBRA e Blushit kanë regjistruar kandidatë me problematika në formularët dhe të dhënat e kandidatëve. Sipas të dhënave LSi rezulton të ketë të paktën 3 kandidatë që në të kaluarën kanë pasur precedentë penalë, PDIU ka 4 kandidatë të tillë dhe LIBRA 2 kandidatë.

Në listën me problem janë edhe Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen me 2 kandidatë, PDS me 3 kandidatë, dhe Partia Kristian Demokrate 4 kandidatë.

Kandidatët me probleme sipas KQZ

1. Florian Vrana Gjoni LIBRA Vlore

2. Daniel Perikli Koci LIBRA Fier

3. Klajdi Selim Qama LSI Berat

4. Sokol Rexhep Ponari LSI Kukës

5. Ylli Vesel Shehu LSI Tiranë

6. Kristo Vasillo Kaleshi MEGA Fier

7. Dhimitri Fikip Buzuka MEGA Shkodër

8. Shkelqim Kadri Murat PDIU Fier

9. Fatos Bajram Hoxha PDIU Kukës

10. Seit Jakup Fishta PDIU Shkodër

11. Robert Kujtim Bano PDIU Tiranë

12. Milazim Kadri Kabashi PDS Durrës

13. Alfred Naim Hajro PDS Korçë

14. Admir Jah Zenelaj PDS Kukës

15. Gjovalin Nikoll Bibaj PKD Shkodër

16. Edmond Pilo Petraj PKD Fier

17. Jovan Ilia Kote PKD Elbasan

18. Agron Sylejman Hoxhaj PKD Durrës

Please follow and like us: