Mediat pro-Putin kërkojnë ndjekje penale ndaj Macron
Russia Today (RT) dhe agjencia Sputnik, dy media pro-Kremlinit kërkojnë ndjekje penale ndaj kandidatit në presidencialet franceze, Emmanuel Macron me akuzën për informacione të rreme, deklaroi sot kryeredaktorja e këtyre dy organeve të medias, Margarita Simonyan.
“Nuk mund të tolerojmë më gënjestrat tuaja. Ne do të kërkojmë ndekje penale”, u shpreh ajo në Twitter, pa saktësuar se çfarë procedurë do të ndiqnin të dy mediat.
Në shkurt, Emmanuel Macron denoncoi sulme të përsëritura kibernetike në web-in e fushatës elektorale që vinin kryesisht nga Ukraina, si përhapjen e lajmeve të pavërteta apo deklaratave abuzive kundrejt tij nga ana e web-eve publike ruse Sputnik dhe RT në gjuhën franceze.
Zëdhënësi i Macron, Benjamin Griveaux, drejtoi akuza të drejtpërdrejta ndaj Kremlinit, pasi kishte përzgjedhur në mesin e kandidatëve, Marine Le Pen në përballjen me Macron në raundin e dytë të presidencialeve.