Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Nëse fiton Le Pen, Franca kthehet 400 vite pas

Nesër mbahen zgjedhjet presidenciale në Francë mes kandidatëve Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka komentuar zgjedhjet në Francë, duke thënë se nëse fiton Le Pen, Franca rrezikon të kthehet 400 vite pas në doktrinën e shtetkombeve.

“Sot në Francë është heshtje zgjedhore, në vigjilje të zgjedhjes presidenciale, ku dy alternativa nuk mund të ishin më të kundërta, njëra për vazhdimin e BE-së tjetra në kthimin mbrapsht të 400 vjet më pas në doktrinën e shtetkombeve. Shpresoj që sondazhet kësaj herë të mos gabojnë”, tha Rama.

Please follow and like us: