Vritet me 6 plumba kryetari i komunës
Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, ka mbetur i vdekur pas një zënke verbale e cila më pas ka eskaluar deri në përleshje me armë zjarri. Lajmin për vdekjen e Idrizit e konfirmuan burime nga spitali i Tetovës.
Sipas raportimit në mediat maqedonase, zënka mes Hazbi Idrizit dhe një ish të punësuari në Komunën e Bogovinës, përfundoi në përleshje me armë zjarri ku ky i fundi plagosi për vdekje Hazbi Idrizin ndërkohë mësohet se më vonë ndërroi jetë edhe autori i ngjarjes, shtetasi me inicialet A. Q.
Hazbi Idrizi ishte zgjedhur kryetar komune nga radhët e BDI-së dhe drejtonte një komunë me shumicë shqiptare.
Please follow and like us: