Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Mediat i mbuloftë turpi, presin kockat që iu hedh Rama

Lulzim Basha ka deklaruar nga çadra se mediat kryesore te vendit janë arma më e fuqishme e Republikës së Vjetër. Sipas Bashës këto media i mbuloftë turpi dhe iu kërkoi qytetarve shqiptarë të braktisin këto ekrane turpi  pasi sipas tij janë  pjesë e komplotit ekonomik dhe presin kockat që iu hedh Edi Rama.

“Mediat kryesore te vendit janë arma më e fuqishme e Republikës së Vjetër. Mediat turpi i mbuloftë vetëm axhendën e qytetarve nuk kanë. Qytetarë të Shqipërisë braktisini ekranet e turpit dhe gazetat e turpit. Janë pjesë e komplotit ekonomik. Rinë aty dhe presin kockat që iu hedh Edi Rama. Ndaj kocat dhe thërrimet që iu hedh Rama merren përmes çmimeve të larta, koncesioneve dhe tenderave, ja pse Shqipëria nuk ecën para. Ja pse shërbimi shëndetësor sot është më i dobët edhe para katër vite. Se paratë i kontollon vetëm Republika e Vjetër dhe që i shërben media. Por dita e lirisë do të vijë edhe për median shqiptare, dhe ata djem të rinj gazetarë nuk do të kenë më presinin e qeverisë. Ditën e gazetarëve shqiptarë do të kenë një status për t’i shëbyer qytetarëve dhe për t’i qëndruar të vërtetës dhe jo për t’i shëbyer pushtetarve dhe oligrakëve. Në Facebook nuk ka censurë, ku dëgjohet kurajo nga qytetarët. Tani ne konstatojmë disa të vërteta, për disa ditë do të festojmë ditën e Europës, 9 maj, në rradh të parë është festa e demokracise dhe demokratëve. Ne jemi përpjekur në këto vite dhe ja kemi dalë që të hedhim hapat e para drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Basha.

Please follow and like us: