Bregu: Do ta ndjek Europën kudo të jetë nëpër Shqipëri
Me anë të një postimi në facebook, deputetja demokrate Majlinda Bregu ka treguar se do ta ndjekë Evropën kudo të jetë në Shqipëri.
Ajo ishte sot në Gjirokastër për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga ambasada e BE-së në vendin tonë, dhe shprehet se edhe vitin tjetër do të jetë kudo që të bëhet ky aktivitet.
“Eshte i treti vit qe Dita e Europes udheton ne kryeqendrat e kultures shqiptare.
Sot ishte ne Kalane e Gjirokastres. Me nje performance te shkelqyer te Robert Bisha & Fanfara Tirana.
Nuk di ku do te jete vitin tjeter, por do te jem perseri kudo ku te kujtohet dita e Bashkimit te Europes!
Kujtdo nuk i pelqen, le te marre fryme e te mendoje mire cila eshte e ardhmja qe Shqiperia meriton!
Do ta ndjek Europen kudo te jete neper Shqiperi!”