Grushta mjekut në Spitalin Ushtarak, 26 vjeçari kishte shtruar nënën
Një 26 vjeçar goditi me grushta mjekun e Spitalit Ushtarak, pas mosmarrëveshjeve që pati për nënën e tij. Nuk dihen shkaqet e ngjarjes por i riu është arrestuar nga Policia e Tiranës menjëherë pas incidentit. Mësohet se gruaja e moshuar ishte shtruar në urgjencë.
Sipas informacionit të Policisë, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet SH.SH, 26 vjeç.
“Pas një konflikti në lidhje me mjekimin e nënës, ka goditur me grusht mjekun roje F.N. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thanë burimet.
Please follow and like us: