Albspirit

Media/News/Publishing

KQZ gjobit PS për mosrespektim të kuotava të barazisë gjinore

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi sot listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të qershorit.
Po kështu KQZ gjobiti me 1 mln lekë partinë socialiste për mospërmbushjen e kuotave gjinore në listën e qarkut të Beratit.
Biba: KQZ vendosi miratimin e listave shumëemërore të kandidatëve për deputetë të PS për zona zgjedhore qarku  Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2017. Të vendosë sanksionin adminitrativ në masën 1 milion lekë për mospërmbushjen e detyrimit për qarkun Berat, ku nuk janë respektuar kuotat gjinore.Vendimi ynë hyn në fuqi menjëherë.

Please follow and like us: