Albspirit

Media/News/Publishing

Mediat belge: Macron është duke i fituar bindshëm zgjedhjet presidenciale

Më shumë se 60 për qind të votuesve e kanë hedhur apo planifikojnë ta hedhin votën e tyre në zgjedhjet presidenciale për Emmanuel Macronin, sipas një sondazhi me votues të kryer sot gjatë ditës së zgjedhjeve, raportojnë mediat belge.

“Sipas tri institucioneve të ndryshme, Emmanuel Macron do të dalë i pari në zgjedhjet presidenciale me një rezultat prej mbi 60% të votave,” shkruan gazeta “Le Soir”, transmeton Express.

Transmetuesi publik belg “RTBF” raporton se sipas sondazheve Macron do të fitojë duke arritur t’i mbledhë mes 62 dhe 64% të votave.

Rivalja e Macronit në balotazhin e sotëm është kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Megjithatë, ligji francez ua ndalon anketuesve të që publikojnë rezultatet e sondazheve të tyre para mbylljes së vendvotimeve në orën 20.00, kur edhe priten rezultatet e para zyrtare./Express/

Please follow and like us: