Mogherini: SHBA po humb lidershipin botëror, Evropa mund ta zëvendësojë
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka kritikuar politikën e jashtme të presidentit amerikan Donald Trump si të “paparashikueshme” , dhe gjithashtu tha se BE-ja mund të bëhet partneri kryesor ndërkombëtar i Rusisë, Indisë dhe Kinës.
Në prag të vendimit të Washingtonit për të bombarduar një bazë ajrore siriane gjatë muajit të kaluar, si dhe grumbullimit të forcave amerikane në afërsi të brigjeve të Koresë së Veriut, një diplomat italian tha se BE-ja është duke punuar për një qasje më fleksibile.
“Një gjë është e vërtetë për Bashkimin Evropian por që nuk është domosdoshmërisht e vërtetë për partnerët tanë në NATO dhe SHBA. Ne e dimë se nuk është kërcënim i vetëm për sigurinë e botës tonë përballja vetëm me mjete ushtarake”, ka thënë Mogherini.
Mogherini gjithashtu tha se ishte e habitur nga vizitat e saj të fundit në Pekin, Nju Delhi dhe Moskë, ku pa interesim të madh për lidhje më të ngushtë me BE-në, dhe jo vetëm në ekonomi dhe tregti por edhe për sigurinë dhe zhvillimin humanitar si dhe politikën e jashtme.