Amazon, Google dhe Facebook-padronët e rrjeteve informatike në epokën e monopoleve teknologjike
Tre gjigandët e Silicon Valley së bashku kontrollojnë thuajse tërësisht tregtinë elektronike ( e-comerce), rrjetet sociale dhe kërkimet online. Një përqëndrim i tille pushteti nuk ishte parë që prej një shekulli. Nje rrezik për përdoruesit dhe për demokracinë – deklaron eksperti amerikan Jonathan Taplin, i cili në një libër tregon anën tjetër të kampioneve të inovacionit.
Përqëndrimi
Një përqëndrim i pushtetit ekonomik si në kohet e tashme nuk ishte parë në Amerikë që prej një shekulli: që nga koha e John Rockfeller dhe J.P.Morgan. Në atë kohe për të thyer monopolet ndërhyri nje president konservator, Theodore Roosvelt. Sot Google kontrollon 88 për qind të tregut të motoreve të kërkimit, ndërkohë Facebook me anë të aplikacioneve që kontrollon ( WhatsApp, Instagram dhe Messenger) ka rreth 77 per qind të rrjeteve social dhe Amazon, më tepër se 50 për qind të tregut të shitjeve online dhe rreth 74 përqind të tregut të librave.
Jane realisht monopole. Eshte kohe te merren ne konsiderate dhe te ndalohet se konsideruari Silicon Valley si dicka e shenjte.
Jonathan Taplin, docent i komunikimit dhe drejtor i Laboratorit te Inovacionit Annenberg ne Universitetin e Kalifornise se Jugut eshte nje lloj akademiku disi i vecante; perpara se te fillonte karrieren pedagogjike dhe ate kerkuese shkencore ka qene nje manaxher i industrise muzikore dhe kinemase, ka organizuar koncerte per Bob Dylan, ka prodhuar nje film Mean Streets qe ishte suksesi i pare i regjisorit Martin Scorsese. I rritur ndermjet revolucionit teknologjik dhe fermentit politik dhe kulturor qe ka kaluar per disa dekada Kalifornia, Taplin sheh me zhgenjim ndaj kompanive te Internetit: nje bote “liberale” ne syte e shumices, por qe per te nuk eshte aspak progresiste. Nje aureole politike dhe nje shenjterim teknologjik eshte duke maskuar sipas tij, realitetin e nje kapitalizmi jo me pak te ashper se ai i nje shekulli me pare, i impenjuar si tashme per te ndertuar monopole.
Provokimet
Per kete qellim ka shkruar nje liber denoncues provokues qe nga titulli: Move Fast and Break Things.
Nje slogan pro-percarjes i marre nga themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg i cili me pas vazhdone keshtu Ne qofte se nuk shkaterron gjera do te thote qe nuk po shkon perpara mjaftueshem shpejt”. Edhe Taplin kerkon te shkaterroje, por ai mendon te shkaterroje monopolet dhe oligopolet teknologjike. Tamam si nje beteje me mullinjte e eres, duke marre parasysh forcen e gjigandeve te web-it popullaritetin e tyre dhe mbeshtetjen qe ata kane qofte nga demokratet ashtu dhe nga republikanet.
Dhe Donald Trump i cili dergoi ne Shtepine e Bardhe Peter Thiel, nje nga kampionet e Silicon Valley, nuk duket personi i duhur per fushata antitrust. “Nje vit e gjysme me pare, kur i propozova kete liber shtepise botuese Little Brown – tregon Jonathan nga shtepia e tij ne Los Angeles – isha totalisht kunder rrymes : po sfidoja vetepercaktimin teknologjik qe kishte nenshtruar dhe Obamen dhe Partine Demokratike. Por qe nga ajo kohe shume gjera kane ndryshuar.Dhe reagimet ndaj librit tim jane ne menyre te papritur, pozitive.
Reagimet
Realisht, pak kohe me pare Economist i dedikoi nje investigim rilindjes se kapitalizmit monopolistik ne Amerike duke denoncuar abuzimin me pozicionin dominues ne treg dhe afirmimit te kultures “winners take all- kush fiton i merr te gjitha”. Javen e kaluar Financial Time publikoi nje editorial me te njeten teme duke mbrojtur idene se teknologjite e reja favorizojne suksesin e nje konkurenti te vetem dhe zgjidhjet antimonopoliste te shekullit te kaluar (fragmentimi i koloseve monopol apo shtetezimi i tyre) jane te vjeteruara, por perseri ky realitet i ri duhet perballuar: pas nje kohe te gjate varesia e konsumatoreve nga i njejti furnitor (sot me cmime te uleta dhe sherbime falas) do te demtoje perdoruesit. Por pertej konsideratave mbi funksionimin e tregjeve, ajo qe ka filluar te ndryshoje eshte perceptimi popullor i botes magjike te hi-tech kalifornian. Brad Stone, shef i obesrvatorit teknologjik te Bloomberg News ne San Francisco – deklaron qe roli i Silicon Valley, megjithese eshte akoma ne rritje ne planin teknologjik mbi te gjitha per zhvillimin e inteligjences artificiale , ky rol po zbehet persa i perket anes kulturore: me automatizimin i cili po shkaterron vende pune dhe stresin e inovacionit te panderprere, njerezit vazhdojne t’i admirojne lideret e Silicon Valley por nuk i konsiderojne me heronj. Dhe retorika e teknologjise qe permireson jeten eshte e sfumuar nga abuzimet ne fushen e privatesise dhe afirmimit te personazheve te paskrupullt si Travis Kalanick i aplikacionit Uber .
Zgjidhjet
“Ne me pak se dhjete vjet – deklaron Taplin – kapitalizmi amerikan ka ndryshuar pamje : pese gjigandet e ekonomise qe dominojne Bursen ne termat te kapitalizimit jane tashme ndryshuar me perjashtim te Microsoft: pra Exxon, General Electric, Citigroup dhe Shell Oil jane zevendesuar nga Apple,Google (tashme quajtur Alphabet), Amazon dhe Facebook”. Cfare duhet bere? Duke perjashtuar cdo forme nacionalizimi – zgjidhje keto te adaptuara ne te kaluaren ne Europe, por tashme te papropozueshme dhe te pamendueshme ne SHBA – Taplin sheh te mundshme disa variante pa arritur ne copetimin e shoqerive : qe nga ndalimi i se drejtes se blerjeve te reja tek rregullimi i aktiviteteve qe do te regjistrohet si monopol natyral . Rasti te cilit mund ti referohemi thote Taplin eshte ai i telekomunikacionit ne shekullin e kaluar: “Kur ne fillim te viteve 1900, rreth njezet shoqeri telefonike u konsoliduan ne grupin AT&T , qeveria amerikane autorizoj bashkimin, por e rregulloi kete monopol: themeloi nje kontrollues, entin FCC dhe i vendosi AT&T detyrimin per te investuar nje pjese te mire te te ardhurave te saj ne kerkim dhe zhvillim. Linden keshtu Bell Labs qe per rreth gjysem shekulli furnizuan inovacionin teknologjik amerikan. Nga keto laboratore u shpik transistori, lazeri, furra me mikrovale etj . Shume patenta teknologjike u vune ne sherbim te sistemit prodhues amerikan: dhe keshtu linden dhe kompanite e famshme amerikane Motorola dhe Texas Instruments.
Taplin e njeh faktin qe Interneti ka karakteristika te tjera nga rrjetet telefonike, por mendon se shqerite kryesore mund te kontribuojne nedobi te publikut”. Mbi te gjitha – shton ai – qe rrjeti , i konsideruar nga zoterinjte e Silicon Valley si nje krijese e tregut, lindur nga poshte, ne realitet eshte nje infrastrukture e cila u ndertua nga qeveria, me sakte nga Pentagoni, me parate e taksapaguesve amerikane. Paradoksi eshte qe nderkohe qe shkencetaret e qeverise e menduan si nje strukture sa me te shperndare dhe demokratike e cila duhet te funksiononte edhe ne raste te goditjes se qendrave komanduese ne rast lufte. Por pasi kaloi nga qeveria tek qytetaret, Interneti u shnderrua ne nje sistem shume me i perqendruar ne duart e pak njerezve. Dhe tani eshte momenti per te vendosur nese keto kompani duhet te rregullohen me ligj apo te vazhdojne keshtu, duke pasur iluzionin se nuk do ta demtojne privatesine tone dhe demokracine”.
Skenaret
Demokracia ne rrezik? Sipas Taplin-po. “Jemi deshmitare te faktit sesi teknologjia ndryshoi dinamiken e zgjedhjeve te fundit presidenciale ne SHBA. Por nuk behet fjale vetem per perhapjen e lajmeme te rreme ne rrjetat sociale ose perdorimin e Twitter per te shkaterruar kundershtarin poliltik. Kultura e Silicon Valley eshte liberalizmi i Peter Thiel, tashme ne Shtepine e Bardhe, i cili jo vetem qe eshte nje ndjekes i teorive ultraliberale te Ayn Rand – qe te vleresehet shkelqimi i fituesve dhe asnje meshire per mbetet pas – por nuk beson as tek demokracia, duke qene se mbeshtet idene qe vetem dy perqind e qytetareve kupton se cfare po ndodh ne boten ku jetojme . Thiel beson vetem tek algoritmet”. Nje personazh i cili duket si i izoluar ne Silicon Valley e dominuar nga liberalet , fansa te Obames dhe te kandidateve te tjere demokrate , Thiel ishte i vetmi qe mbeshteti Trump.Taplin e kundershton kete realitet: “Jo, Larry Page dhe Jeff Bezos jane ndjekes te pergjegjshem te Ayn Rand: per ta problemi eshte qeveria, enderrojne nje bote te administruar nga pjekuria superiore e Silicon Valley me algoritmet e saj te mistershem dhe te gjithepushtetshem. Kane dhene imazhin e progresisteve sepse ne disa tema sociale qe nga te drejtat e gay tek emigracioni , kane pozicione qe konsiderohen si te majta. Ne realitet jane pozicione qe inspirojne interesat e bizneseve te tyre. Realiteti eshte tjeter”.
Taplin e konsideron veten nje deshmitar okular te kesaj metamorfoze: “Ne fillim teknologet e Silicon Valley ishin ndjekes te kunderkultures kaliforniane te viteve gjashtedhjete. Por me pas guidat ideologjike u zevendesuan nga Ayn Rand”. Kur ndodhi? Ndodhi gradualisht, por mendoj se filloi ne 2004 me kuotimin e Google ne burse si nje gjigand dhe solli dhe ndryshimin e mentalitetit. Nderkohe erdhi ne skene dhe Facebook: investitori i pare ishte pikerisht Peter Thiel i cili sillte kulturen ultraliberiste te se ashtuquajtures “Mafia e Paypal”. Te gjithe jane shnderruar ne ultraliberale?
Taplin eshte i kujdesshem persa i perket Zuckerberg, duke i dhene beneficin e dyshimit. “Do te shohim thote per Zuckerberg. Ndoshta, ashtu si Bill Gates i cili ndryshoi rrugetim duke u shnderruar ne nje filantropist per shkak te influences mbi te te bashkeshortes Melinda edhe Zuckerberg do te ndryshoje fale Priscilla Can: nje pediatre qe ka nje sensibilitet te sinqerte social.