Babë e bir kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit
Kreun e Partisë Kristian Demokrate që dikur drejtohej nga Mark Frroku tashmë e ka marrë tashmë në dorë Dhimitër Muslia.
Në aleancë me PS-në, Muslia ka vendosur të regjistrojë partinë e tij në zgjedhjet e 18 qershorit, duke paraqitur edhe kandidatët për të gjitha zonat elektorale ku do të garojë.
Muslia ka regjistruar edhe të birin si kandidat për deputet në zgjedhje.
Dhimitër Muslia kryeson listën e PKD-së në Qarkun e Shkodrës, ndërsa djalin e tij, Mikel Muslia e ka renditur të 10-in në listën e kësaj partie në Qarkun e Tiranës.
Please follow and like us: