Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Rama destabilizoi Shqipërinë me ndihmën e kriminelëve dhe drogës

Kryetari i opozitës Lulzim Bashën ditën e 80 të protestës në cadër, e ka nisur me një replikë me Kryeministrin Edi Rama.
Nga çadra e protestës se gjatë këtyre katër viteve Rama ka destabilizuar vendin. Ai ripërsëriti akuzohet ndaj kreut të ekzekutivit se qëllimi i tij është që të diktojë zgjidhjet me paratë e krimit dhe drogës.
Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës

“…Edi Rama ka disa ditë që flet për stabilitetin e Shqipërisë. Në fakt ai e destabilizoi Shqipërinë këto 4 vite me deputetë kriminelë, kryebashkiakë kriminelë, drejtorë kriminelë dhe me njeriun që e drejton këtë ushtri krimi dhe droge që është vetë Edi Rama.
Kush i solli kriminelët në Kuvendin e Shqipërisë? Në krye të bashkive të Shqipërisë? Në Policinë e Shtetit? Në krye të institucioneve? Kush i solli Eskobarët? Kush e mbolli Shqipërinë me drogë? Edi Rama me batalionin e tij të krimit me të cilët sundoi Shqipërinë në këto 4 vite.
I solli kriminielët, e mbushi Shqipërinë me drogë.
Dy muaj pasi kishte marrë pushtetin, në një situatë të vështirë për opozitën, ne garuam në Korçë, vetëm për t’i dhënë garës, dinjitet, por Edi Rama u filmua duke shpërndarë miell për vota.
E mbani mend si shpërndau Rroshin, Bushin…Tërmetin e famshëm në Tepelenë. Ai është shoku i tij. Unë krenohem kur pi kafe me Artan Fugën, ky krenohet kur pi kafe me Tërmet Peçin. Dhe me Gjushin! Poliedrikun e krimit dhe korrupsionit. Dhe kur pas kësaj, kur OSBE/ODIH i tha se ke shkatërruar besimin e shqiptarëve, çfarë bëri? E mbushi Shqipërinë me drogë dhe futi duart në zgjedhje, sepse ka tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Ky është plani, projekti, këtë ka bërë katër vite me radhë. E ka destabilizuar Shqipërinë, ka rrënuar ekonominë, shëndetësinë, e ka çuar vite prapa arsimin…
Nuk ka nevojë asnjë kundërshtar i Shqipërisë të fusë duart e të bëjë diçka, sepse të gjitha të zezat ia bën Edi Rama. Investimi më i zgjuar i tyre është të mbajnë në pushtet Edi Ramën me çdo kusht, po kjo nuk është e nuk mund të jetë kurrë e ardhmja e vendit tonë, kjo është historia e 4 viteve të shkuara dhe mbyllet përfundimisht më 18 qershor.
Shqipëria është e destabilizuar sepse është në dorë të kriminelëve dhe drogës. Është e destabilizuar sepse qytetarët janë dëshpërim dhe pasiguri totale”.

Please follow and like us: