Albspirit

Media/News/Publishing

Dade dhe Dokle pjesë të LIBRA-s? Vjen përgjigja e Ben Blushit

Në një mbledhje me të rinjtë, Ben Blushi tha se hap dyert e partisë për gjithë të zhgënjyerit e PS dhe PD.

“E kemi deklaruar veten si parti qëndrore. Duam t’i japim një mundësi dhe një shpresë të gjithë atyre që s’kanë asnjë alternativë por edhe të pakënaqurve nga PD dhe PS”- ka thënë Blushi.

Duke u shprehur kështu, gazetarët e kanë pyetur në do të përfshijë në lista Daden dhe Doklen që janë s’janë më deputetë të PS.

Blushi nuk ka dashur të japë një përgjigje të qartë duke lënë në dyshim mundësinë e pjesëmarrjes së tyre në LIBRA. “Ata janë miqtë e mi dhe si ata ka shumë socialistë të zhgënjyer por edhe demokratë”. – është shprehur ai.

Gjithashtu ai shtoi se ka ardhur koha që figurat e vjetra të largohen nga politika, duke iu referuar këtu Ramës, Metës dhe Berishës.

“Unë jam opozitar, 12 vite në opozitë, opozitari me kohë më të gjatë. Nuk kam qenë as burokrat as doganier, kam qenë shkrimtar. Nuk jam i vjetër. Të vjetër në politikë janë Rama, Meta e Berisha”, –është shprehur kreu i LIBRA-s.

Please follow and like us: