Albspirit

Media/News/Publishing

“Na ka zënë e vjetra poshtë si gërmadhë. Zgjohuni!’’, Fuga tregon pse zgjedhja e Macron duhet reflektuar te ne

Fitorja e Emanuel Macron në zgjedhjet presidenciale në Francë solli shpresë se idealet e Europës së bashkuar vijojnë të jenë prezente në vendet e BE-së. Duhet thënë se Macron nuk përfaqëson asnjë nga partitë historike dhe të vjetra në Francë.

Për këtë fakt akademiku Artan Fuga shprehet se kjo zgjedhje e francezëve duhet të reflektohet edhe në vendin tonë.

‘’Zgjedhja e z. Emanuel Macron si President i Francës, dëshmoi se përfaqesuesit e partive tradicionale që prej dekadash ndanin pushtetin, socialistët dhe republikanet e djathte, nuk kishin më besimin e elektoralit të gjerë.

Eshtë koha e ndarjes me të vjetrën. À e kuptoni o shqiptarët se duhet të ndahemi me republikën e vjetër, me shkollën e vjetër, me médiat e vjetra, me sistemin e vjetër zgjedhor, me bashkitë e vjetra, me universitetet e vjetra private, me urbanizimin e vjetër?

Na ka zënë e vjetra poshtë si gërmadhë. Zgjohuni!’’, shkruan Fuga.

Në fakt zgjedhja e Macron është pritur mjaft mirë në të gjitha vendet e botës, edhe presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se mezor po pret që të nis bashkëpunimin me presidentin e ri francez.

Please follow and like us: