Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani hedh në gjyq Bashkim Koplikun

Presidenti Bujar Nishani ka hedhur në gjyq ish- zv/kryeministrin, pas një shkrimi të publikuar në disa prej mediave kryesore në vend. Shkrimi në fjalë i Bashkim Koplikut, mesa duket ka prekur presidentin Nishani, aq sa e ka gjetur të udhës të gjejë zgjidhje përmes drejtësisë.

Nishani ka paditur në Gjykatën e Durrësit ish- zv/kryeministrin, Bashkim Kopliku, pas shkrimit me titull “Zoti president, heshtja është faj, kur ushqen gënjeshtrën”.

Mësohet se procesi gjyqësor do të mbahet në datën 10 maj, në orën 10:30, në Gjykatën e Rrethit Durrës, me gjykatëse znj. Besjana Garxenaj.

Por ky vendim ka marrë edhe vëmendjen e personit të akuzuar. Përmes një deklarate për mediat, Bashkim Kopliku e ka cilësuar veprimin e presidentit si cënim të lirisë së shtypit.

“Sa po ngjet, është një cenim i lirisë së shtypit në Shqipëri, por edhe një goditje indirekte për secilin nga ju, si botues të shkrimit. Nuk di ta ketë bërë një padi kaq absurde ndonjë President a politikan, që nga viti 1991 e deri sot. Besoj se procesi gjyqësor do të jetë me dyer të hapura, kështu që po ta gjykoni mund edhe të asistoni në proces”, shprehet Kopliku.

Please follow and like us: