Poetë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia mblidhen në Shkodër
Edicioni i 9-të i Festivalit të Poezisë së Pabotueme, i kthyer tashmë në traditë në qytetin e Shkodrës, do të organizohet të dielën nga Ministria e Kulturës dhe shoqata për ruajtjen e mjedisit “Eko Mendje”.
Në këtë aktivitet marrin pjesë 25 poetë të përzgjedhur prej 120 konkurentëve. Me synim evidentimin e talenteve të reja, ruajtjen dhe shkrimin e gegnishtes, në të marrin pjesë poetë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Ky edicion finalizohet me botimin e poezive të perzgjedhura edhe prej edicioneve të kaluara.
Edicioni i 9-të i Festivalit të Poezisë së Pabotueme do të organizohet në sallën e koncerteve “Gjon Kapedani” tek shkolla artistike “Prenkë Jakova” dhe hyrja do të jetë falas. Tv Rozafa do te jete media partner e ketij festivali.