Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Në 18 qershor nuk do të bëhet nami, mbyllet kapitulli i PD

Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë e qytetit të Beratit ka thënë se më 18 qershor do të zhvillohen zgjedhjet dhe nuk do të bëhet nami siç pretendon Partia Demokratike. Sipas tij  opozita është bërë mburojë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë marrë peng Shqipërinë për çerek shekulli.

“Të gjithë e keni marrë vesh që Partia Demokratike ka vendosur të mos bëhet pjesë e këtij procesi, ka vendosur që t’i braktisë zgjedhjet, ka vendosur të hyjë në rrugën pa krye të frikës që e la kapur nga drejtësia dhe duke qenë se janë tmerrësisht të trembur nga zbatimi i reformës në drejtësi, duan që në Shqipëri të mos bëhen zgjedhje dhe duan t’i trembin të gjithë ata që jetojnë në këtë vend se po nuk u bë siç duan ata, do të bëhet nami. Siç po luftojmë me mish e me shpirt të miratojmë Vettingun do të luftojmë me mish e me shpirt për të rritur mirëqenien. Ju e keni parë se si nga frika për t’u përballur nesër me drejtësinë, ata janë bërë sot mburoja e gjykatësve dhe prokurorëve që kanë marrë peng Shqipërinë për çerek shekulli. Kjo e gjitha do të marrë fund më 18 qershor dhe me këtë do të mbyllet edhe kapitulli i PD-së siç e kemi njohur deri më tani”, tha Rama.

Please follow and like us: