Sonila Meço: Macron, shansi i fundit i një politike që prodhon shpresë
Për të lexuar qartë çfarë ndodhi në Francë e për të nxjerrë një mësim si votues që duhet ta vrasim ca mendjen:
Macron, shansi i fundit i një politike që prodhon shpresë, punësim e ekonomi të fortë me përkatësinë tek projekti europian. Me një Le Pen që përgjon tek dera dështimin e një mali me reforma dhe e sigurt se qendrës si majtas e djathtas nuk i kanë mbetur më sulmues në stol rezervash.
Fitorja ndaj Le Pen ishte vetëm fillimi i betejës për të bindur francezët se reformat, siç i propozon Macron bëhen. Dhe kjo qe fitorja më e thjeshtë. Beteja është tek përmbajtja, tek fakti se nuk mund të trembësh më me Le Pen, kur shansi i fundit është të shpëtosh Francën dhe Europën me reforma që sjellin besimin, punësimin.
Pra edhe në Shqipëri, nuk mund të trembësh me ‘fantazma’, kur reformat që u premtuan nuk sollën shpresë, punësim, ekonomi të fortë. Të mundësh një kundërshtar është më e lehtë se të bësh reforma që ia ndjen lezetin një popull i rraskapitur në papunësi e dëshpërim ikjeje. Shansi qe katër vjet më parë për të bërë reformat e shpresës dhe u lexua në votën masive…po tani?