Albspirit

Media/News/Publishing

Më 16 maj mbahet seanca e KS të OKB-së për Kosovën

 Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet më 16 maj për të debatuar lidhur me gjendjen në Kosovë.

Njoftimi është publikuar në ueb-faqen zyrtare të OKB-së.

Në këtë seancë do të paraqitet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për zhvillimet në tre muajt e fundit.

Në këtë mbledhje do të raportojnë edhe përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë.

Tash për tash nuk dihet se kush do ta përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e radhës të KS të OKB-së.

Në dy mbledhjet e fundit, Kosova është përfaqësuar nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku. Në mbledhjen e fundit,  ajo ka mbajtur një fjalë shumë përmbjatjesore dhe i ka hedhur poshtë akuzat dhe pretendimet e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, duke sjellë të dhëna dhe argumente që flasin për rolin destruktiv të serbisë në Kosovë dhe për përpjekjet e Beogradit që të pengojë integrimin e serbëve lokale në jetën institucionale të Kosovës.

Please follow and like us: