Ardian Olldashi-Bashës: Përballu, sfido rrebeshin mos u mbulo me çadër
Vëllai i Sokol Olldashit, Ardiani, ka komentuar në faqen e tij me miqtë e tij në rrjetet sociale duke dhënë edhe qëndrimin e tij për demokratë, Lulzim Bashën dhe veprimet e tij në krye të PD-së.
“Nga pikepamja ime personale le te bejne c’te duan.
Nga ana tjeter duket sikur koncepti demokratik (Demokracia (gr. demo – popull, kraci – rend) është një formë qeverisje në të cilën shumica e njerëzve ushtrojnë sovranitetin e tyre ose drejtëpërdrejtë, nëpërmjet referendumeve, ose në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve. ) eshte zevendesuar nga aksioni autokratik (Autokracia[1] është një sistem politik në të cilin një individ i vetëm e ka në dorë pushtetin,një personel i kualifikuar dhe me fuqi absolute. )
Nuk po gjykoj nese eshte me mire cadra apo shiu, por fakti qe dikush jo vetem qe nuk ju pyet cfare doni, por ne menyre arbitrare vendos per ju. Si e quani kete? Une e shoh si mungese respekti dhe konsiderate nese behet ne emer te se mires per PD. Dhe aspak burrerore nese fshihen frikera personale. Lufta fundja per burrat eshte. Pregatitu dhe perballu per ata qe te besuan voten per ta sfiduar rrebeshin e jo per tu mbuluar me cader”, shkruan ai.