Albspirit

Media/News/Publishing

Bojaxhi: Statuti i “Sfida” e përcakton qartë, 4 vitet e ardhëshme qëndrojmë në opozitë pa asnjë aleancë

Shqipëria nuk ka nevojë për parti të reja pasi janë 135 të regjistruara apo 128 por ka nevojë për parti ndryshe. Ashtu siç nuk ka nevojë për opozitë të re por ka nevojë për opozitë ndryshe. Pra nuk mundet që ne të flasim me terma “të rinj” apo “të vjetër” sepse askush nuk e ka tapinë e opozitës apo të mazhorancës. PS-PD  dhe aleatët e tyre janë  bashkëpërgjegjës për sistemin e korruptuar. 

Anëtari themelues i “Sfida Për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi, ka përjashtuar çdo mundësi të përdorjes së kësaj partie si fasadë në zgjedhjet e 18 qershorit. I ftuar në Tonight” me gazetaren Ilva Tare, Bojaxhi sqaroi rolin e ‘Sfidës’ në këto zgjedhje duke veçuar faktin se në statutin e kësaj partie është përcaktuar që në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar, Sfida nuk do të bëjë aleancë me asnjë parti politike, çka e hedh poshtë akuzën se Sfida do të bëhet fasadë e Ramës në zgjedhjet e 18 qershorit. Bojaxhi bën përgjegjës dy palët, PS dhe PD për krizën në të cilën kanë futur Shqipërinë dhe për sistemine korruptuar që ekziston sot. Në këto kushte, Bojaxhi e sheh të mudnshme që shumë shpejt këto parti do të dalin jashët sistemit.

Deklarata

Une mendoj se po të zhduken të gjitha partitë që kanë qënë deri tani të regjistruara,  nuk e gjen gjë Shqipërinë, madje përkundrazi. Edhe Sfida, në se arrin në atë pikë kur nuk ka asnjë funksion për qytetarët, atëherë le të shkrihet. Shoqeria do të prodhojë lëvizje të reja dhe grupime të reja. Në rradhë të parë Shqipëria nuk ka nevojë për parti të reja pasi janë 135 të regjistruara apo 128 por ka nevojë për parti ndryshe. Ashtu siç nuk ka nevojë për opozitë të re por ka nevojë për opozitë ndryshe.

Pra nuk mundet që ne të flasim me terma “të rinj” apo “të vjetër” sepse askush nuk e ka tapinë e opozitës apo të mazhorancës. Në këtë këndvështrim sa më shuëm e mbajëm nivelin në këtë nivel aq më pak merremi me hallet që ka vendi.

Sfida për Shqipërinë është parti e re e themeluar një vit më parë. E ka të shkruar në statutin e saj se këtë mandat 4-vjeçar, nuk bëjmë koalcion me asnjë nga këto parti parlamentare sepse duam të shkojmë në parlament për të bërë oponecë në parlament. Pra Sfida e ka të shkruar bardh e zi e nuk ndryshohet më.

Pra nuk ka asnjë bazë akuza se Sfida po zëvëndëson opozitën. Nga një anë kemi Partinë Demokratike me aleatët e saj e cila kërkon që shqiptarët të bojkotojnë zgjedhjet duke i mohuar të drejtën të ndryshojnë këtë qeveri. Padyshim që kanë bazë akuzat që bën PD, për votën e cënuar për kanabisin e krimin etj.. por ndodh një gjë opozita po kërkon të ndalë popullin ta ndëshkojë këtë qeveri për ta rrëzuar këtë mazhorancë.

Janë këto parti që kanë ndërtuar këtë sistem kanë miratuar këtë kod elektoral dhe kanë qeverisur ka 26 vjet dhe sot dalin e thonë që hajde ndryshojme rregullat e lojës. Por duhet të dalin e të pranojnë pikësëpari përgjegjësitë në këtë sistem që kemi sot”, tha Bojaxhi.

Please follow and like us: