Albspirit

Media/News/Publishing

Dorëhiqet kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, i bashkohet PDK

Arbana Xharra ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeredaktores së gazetës “Zëri” dhe i është bashkuar partisë së kryeparlamentarit Kadri Veseli. Aderimi i Xharrës në PDK është zyrtarizuar në një konferencë për media. Veseli ka deklaruar me këtë rast se PDK ka vendosur t’i jap hapësirë grave në parti, duke e vlerësuar lartë punën e Xharrës rreth 17-vjeçare në gazetari.

Në anën tjetër, anëtarja më e re e PDK-së, Arbana Xharra u zotua për vazhdimin e mbrojtjes së kauzave të saj edhe brenda PDK –së.

“17 vjet në gazetari nuk janë pak, po shumë koleg që bashkë kemi rrugëtuar nuk e kemi pas lehtë. Gjithë e dini se kemi shkruar për tema të ndryshe që preokupojnë Kosovën dhe nuk e kemi pas të lehtë raportimin. Unë kam vendos të ndryshoj prej të qenit gazetare por nga brenda”, ka thënë Xharra.

Please follow and like us: