Albspirit

Media/News/Publishing

Grid Rroji: Shqiperia shqiptareve, fundi i tradhtareve

Perse nuk me vjen keq per Edi Ramen, te cilin e kane futur ne nje kthine nga e cila veshtire se del, dhe po gatiten t’a bejne cope e cike? Sepse Rama nuk qeverisi per shqiptaret por i vodhi ata paq, sepse ne vend te interesit kombetar ndoqi interesin e egos se tij te stermadhe, sepse eshte peng i strukturave te erreta qe e perdoren gjate zgjedhjeve amerikane si lecke por edhe e klaneve bizneso kriminale qe e mbajten ne pushtet, sepse eshte vegel e bindur e cdo aktori nderkombetar kur vjen puna per te ruajtur te ndenjurat e veta, sepse eshte antishqiptar kozmopolit qe atdhedashurine e perdor si streha e fundit e horrit tani qe po i djeg fundshpina Nuk me vjen keq dhe nuk ma ndjen per Edi Ramen te cilit ja kane zene koken me dere, dhe jo vetem metaforikisht, sepse ai nuk meriton me shume dhe eshte pjese e plehut .
MIREPO ajo qe po ndodh e qe e kishim parashikuar me kohe, jo vetem po na con drejt nje perplasje te frikshme por po rehabiliton si nje Republike e Re, te vjetren e qelbezuar, nje aleance antishqiptare kriminale Meta Berisha e cila po ndjek agjenda te huaja qartesisht antishqiptare.Po cfare Republike te Re do te bejne keta qe jane gjysma e llumit te kesaj pacavures qe kemi? Cfare Republike te Re do bejne keta qe jane arkitektet e ketij burgut gjigand ku jetojne shqiptaret sot? Keta jane problemi e jo zgjidhja. Hiena mund te vishet me pellush qingji, por e tradhton duhma qe kuterbon.
Republika e Re do behet nga shqiptaret, prej shqiptareve dhe per shqiptaret dhe rruga qe do ndjekim eshte ajo qe kemi thene shkoqur e qarte tek Manifesti Politik i Bleta Shqiptare (http://bletashqiptare.com/…/upl…/2017/01/Broshura-ok-2-1.pdf). Republika e Re do te jete shtetkombi i shqiptareve, nje shtet i konsoliduar me legjitimitet kombetar, ku ne shqiptaret do ta shohim njeri tjetrin si vellezer dhe keta antishqiptaret qe na kane skllaveruar e qe kurverojne tribunave te pispillosur e te nginjur me mall te huaj, nese nuk nderrojne rruge do t’i dergojme aty ku e meritojne. Sepse nuk e pranojme skllaverine ne shqiptaret! Nuk mund t’a beje Republiken e Re llumi i kanalit te vjeter qe kerkon te rrezoje bashkellumtarin ne qeveri. Keta po hane njeri tjetrin si minj halesh por druaj se shqiptaret mund te genjehen nga te njejtat plehra qe i kane genjyer deri me sot duke legjitimuar te njejtet pa e kuptuar se keta i kane duart me gjak shqiptaresh. Mos i ndiqni keta, dilni ne rruge por jo si vegla te tyre por per ti shporrur keta, te gjithe bashke. Me Ramen le te shkoje edhe Basha, me Meten le te shkoje edhe Berisha, me KOPin le te shkoje edhe G99a, te shkojne edhe veglat e tyre kriminale dhe te clirohet Shqiperia e shqiptaret nga keta shqiptarurrejtes. Me pas te krijojme shtetkombin tone, demokratik dhe me drejtesi. Vetem nje lume shqiptaresh te ndergjegjshem per fatet e kombit dhe te vendosur t’a beje Shqiperine me dashuri per njeri tjetrin dhe vullnet per te vepruar si shqiptare do ti munde keta. Shqiperia shqiptareve, fundi i tradhtareve.

Please follow and like us: