Albspirit

Media/News/Publishing

“Kaubojsi” braktis përfundimisht Ramën, bëhet aleat me Bashën

Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe edhe si deputeti “Kaubojs” është larguar përfundimisht nga Edi Rama. Sot ai ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha në selinë e PD-së, për të zyrtarizuar bashkimin me koalicionin opozitar. Në faqen e tij në Facebook, Ndocaj shkruan:

“Sot, z. Basha, Kryetari i PD-se dhe lideri i Opozites priti sot ne oren 17.30 ne Seline e PD-se, deputetin dhe Kryetarin e PBDKSH qe ishte i shoqerua nga N/Kryetari z. Alban Daci dhe delegate te tjere si: z. Tom Bitraj, Lore Leka, Bora Uka dhe Domenika Gjeci. Me kete takim PBDKSH dhe z. Ndocaj eshte zyrtarisht aleat i Bashes dhe PD-se per kauzat e demokracise. Takimi ndodhi ne oren 17.30 ne Seline e PD-se menjehere pasi mbaroi takimi i z. Basha me Ambasadorin Lu”.

Please follow and like us: