Albspirit

Media/News/Publishing

KLD shkarkon nga detyra gjyqtarët Ibrahim Hoxha dhe Shyqyri Çobo

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me dy vite burg gjyqtarin Ibrahim Hoxha, i cili është shpallur fajtor për korrupsion pasiv të ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Organi i akuzës kishte kërkuar për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha, i cili akuzohet se mori 600 mijë lekë për të ndryshuar një vendim gjyqësor, 3 vite burg, por  Hoxha përfiton uljen e 1 viti për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Edhe gjyqtari Çobo është akuzuar për korrupsion, por që i ka shpëtuar burgut.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të pezullojë dënimin me 2 vjet burg që ai përfitonte nga gjykimi i shkurtuar (Gjykata e dënoi gjithsej me 3 vjet) duke ia kaluar pjesën e mbetur të dënimit në shërbim prove.

Po ashtu gjykata vendosi që Çobo të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 3 vjet burg si dhe ndalimin e ushtrimit te funksioneve publike për 3 vjet.

Gjyqtari u kallëzua nga një grua nga Berati palë në një proces civil divorci, ku gjyqtar i çështjes ishte Shyqyri Çobo.

 

Pasi i ka premtuar avokat gjyqtari i kërkuar miqësi duke i telefonuar dhe dërguar shpesh sms shtetases I.T për krijimin e një lidhjeje intime. E friksuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë gruaja bëri denoncimin.

Please follow and like us: