Albspirit

Media/News/Publishing

Trukimet e ndeshjeve, Prokuroria thërret Ardjan Takajn

Ardjan Takaj ka marrë sot një fletëthirrje nga Prokuroria e Tiranës. Presidenti i Skënderbeut duhet të paraqitet në Prokurori, pasi ka mbërritur një fletëthirrje e cila është bazuar në raportin e UEFA-s për trukimet e ndeshjeve.

Kreu i korçarëve do të merret në pyetje për sa i përket ndeshjeve të sezonit të kaluar, ku kampionët e Shqipërisë u përjashtuan nga Kupat e Europës për shkak se kishte dyshime për trukime të disa takimeve në Europa League. Pak ditë më parë në Prokurori për të dëshmuar ishte ish-trajneri Mirel Josa, ndërsa sot do të paraqitet presidenti i ekipit Ardjan Takaj.

Please follow and like us: