Vetting-u prek edhe median, hapen dosjet për 50 gazetarë
Verifikimi i të kaluarës, kryesisht për bashkëpunëtorët e mundshëm, të ish-Sigurimit të Shtetit, do të prekë edhe sektorin e medias.
Mësohet, nga burime që nuk pranojnë të identifikohen, se procesi i Vettingut, do të prekë, të paktën edhe 50 gazetarë.
Në funksion të këtij verifikimi, mësohet se do të hapen dosjet për këta gazetarë, për “zbardhjen” e të kaluarës së tyre.
Please follow and like us: