Fox News shkruan për arrestimin e Kastriot Myftarajt
Media amerikane Fox News i ka kushtuar një artikull të shkurtër arrestimit të publicistit Kastriot Myftaraj në Tiranë. Sipas saj, një gazetar është arrestuar pas thirrjes për dhunë kundër një diplomati të Bashkimit Europian.
Fox News shkruan se Kastriot Myftaraj, 51-vjeç, gjithashtu një avokat, politikisht i lidhur me opozitën; shkruan në Facebook kundër Romana Vlahutin, ambasadore e BE-së në Tiranë, ndërsa e konsideron atë një “terroriste”.
“Kastriot Myftaraj është arrestuar ditën e djeshme me akuzën “thirrje për vepra të dhunshme në kundërshtim me Kushtetutën”, shkruan Fox News.
Kastirot Myftaraj është liruar nga inspektorët e Anti-terrorit pak pas urdhërit të Prokurorisë.
Arrestimi i Kastriot Myftarajt është i paligjshëm sipas prokurorisë, që ka urdhëruar lirimin e tij nga qelia e burgut. “Prokuroria e Tiranës, urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Kastriot Myftaraj, pasi nuk ka vepër penale që hetohet nga Prokuroria.
Myftaraj u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Antiterrori, pasi sipas policisë, ai kishte bërë thirrje për vrasjen e ambasadores së BE-së në vendin tonë, Romana Vllahutin, ku mes të tjerave e cilësoi atë si “ku*vë kroate”.