Muhamed Veliu: Një portal ka marrë një financim nga jashtë, 300 mijë euro për propagandë
”Një portal ka marrë një financim nga jashtë, 300 mijë euro për propagandë”, kështu ka thënë sot gazetari Muhamed Veliu, gjatë emisionit ”Mesditë” në ”Vizion+”, i ftuar për të folur për portalet në Shqipëri.
Gazetari nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për emrin e portalit, përveç rrëfimit se financimi është bërë nga jashtë dhe për të bërë një propagandë të caktuar.
”Nuk dihet burimi i financimit. Nga një informacion i imi më rezulton që një portal ka marrë një financim nga jashtë, 300 mijë euro, për të bërë një propagandë të caktuar. Nuk kam ndërmend ta bëj publik emrin sepse nuk kam një dokument por e kam si informacion, pra është financuar nga jashtë, ka marrë 300 mijë euro.”, theksoi Veliu.
Në emision, ku u fol për situatën e portaleve dhe gazetarëve ishin të ftuar edhe gazetarë të tjerë si Alma Mile, Elvin Luku dhe Ermira Isuaj.