Albspirit

Media/News/Publishing

Sfida kërkon vetting për politikanët/ Hasimja: Neni 449 mbyll dosjet e korrupsionit

Neni 449 i kodit penal i miratuar në heshtje jep mundësinë e fundosjes së qindra dosjeve për të cilat edhe nëse dalin provat të tjera, nuk lejon hapjen e çështjeve. Ermal Hasimja përsëriti se sfida do punojë që ligji të funksionojë njësoj për të gjithë, duke kërkuar vetting për politikanët.

Partia “Sfida për Shqipërinë”, denoncoi miratimin në heshtje të nenit 449 të Kodit Penal, i cili ndalon rihapjen e dosjeve në rastet kur vendimi ka qenë i formës së prerë.

Kandidati për Tiranën dhe ndër themeluesit e sfidës, Ermal Hasimja, përmes një reagimi zyrtar kërkon vetting për të gjithë politikanët.

Ermal Hasimja: Sot ka plot proçedime penale nëpër gjykata, ka dhe plot gjoba dhe duket sikur sistemi i drejtësisë dhe gjobat funksionojnë vetëm për shitësit e majdanozit dhe fshatarët që nuk paguajnë energjinë elektrike nëpër fshatrat e Shqipërisë por jo për ata që janë peshqit e mëdhenj të korrupsionit dhe vjedhjet në Shqipërië. Ne kërkojmë që gjykatësit tanë të jenë të ndershëm, të mos jenë të korruptuar, të mos kenë bërë para të pista. Nga ana tjetër të njëjtën gjë do ta kërkojmë dhe për politikanët.

Sfida për Shqipërinë, veçoi Hasimja, do të punojë që ligji të funksionojë njësoj për të gjithë.

Please follow and like us: