Albspirit

Media/News/Publishing

Shenjtërimi i Nënë Terezës, festë zyrtare në Amerikë

Paraditen e së martës në kryeqytetin e Nju Jorkut, është shënuar një ngjarje historike për shqiptarët, ku Senati dhe Asambleja e këtij shteti, kanë miratuar rezolutën 1842.

Ku në nder të figurës së shenjtores “Nënë Tereza”, 4 shtatori u shpall festë zyrtare e do njihet çdo vit si të gjitha festat e tjera të veçanta.

Ky ligj u miratua me vullnetin e plotë të ligjvënësve të Senatit, falë lobimit dhe mbështetjes të jashtëzakonshme të Senatorit republikan Marty Golden dhe Asamblistit demokrat Mark Gjonaj, ky i fundit si i vetmi shqiptar që na përfaqëson në politikën e Shtetit të Nju Jorkut.

Në këtë ditë historike mori pjesë dhe shkëlqesia e tij Princi i Shqipërisë Leka ll, së bashku me Princeshë Elia Zogu, të cilët u nderuan nga Senati dhe Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut si një vlerë e Kombit Shqiptar.

Senatori Marty Golden dhe Asamblisti Mark Gjonaj kërkuan nga foltorja e tyre që ky ligj të behej i mundur për miratim, duke bërë të  gjithë sallën të ngriheshin në këmbë dhe duke duartrokitur për këtë mision hyjnor që lartëson jo vetëm emrin e Shqipërisë, por mbarë botës, kur kujtojmë veprat e mëdha të Shenjtores sonë Nënë Tereza”, tha Senatori Golden.

Më pas ishte programuar gjithashtu dhe një konferencë për shtyp për prezencën çiftit mbretëror shqiptar, ku u mirëpritën me dashurinë e respektin më të madh jo vetëm nga Senati, por dhe qytetarët amerikanë të cilët me dashamirësi takuan çiftin mbretëror Leka ll. Duke ngjallur interes akoma më shumë për historinë, por dhe traditat shqiptare.

Gjatë fjalimit të senatorit Golden, i cili prezantoi me aq dashuri Shqipërinë dhe figurën e Shenjtores Nënë Tereza,  nder të tjera falënderoi me një mirënjohje të thellë dhe z. Marko Kepi, President i Organizatës Rrënjët Shqiptare “Albanian Roots”. Si një nder iniciatorët absolut për njohjen e historisë së Shqipërisë duke i dhënë gjithmonë një dimension të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke bërë të mundur sa më shumë lartësimin e emrit të Shqipërisë etnike.

Një nder veprimtaritë më madhështore dedikuar Shqipërisë është pikërisht ‘Parada Shqiptare’, e cila zhvillohet çdo qershor ku flamuri shqiptar valëvitet përgjatë rrugëve më të njohura të Nju Jorkut e mes qindra shqiptarëve, por dhe të huajve.

Please follow and like us: