Albspirit

Media/News/Publishing

Vlahutin mbledh në zyrë ambasadorët e BE

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin mblodhi sot në zyrën e saj ambasadoret e BE në vendin tonë për të disktuar për krizën politike në Shqipëri e cila sa vjen e thellohet.

Ky takim vjen edhe pas mbërritjes së 7 kongresmenëve amerikane për të negociuar që PD dhe opozita të bëhen pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Kongresmenët amerikan pritet të takojnë Bashën në orën 17:00, ndërsa gjatë paradites u takuan me Presidentin Nishani dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Duket se Faktori ndërkombëtar në vendin tonë është vënë përsëri në lëvizje për situatën politike në Shqipëri, në kërkim të një zgjidhjeje politike në kushtet kur opozita vazhdon ti qëndrojë mos pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 qershorit.

Please follow and like us: