Albspirit

Media/News/Publishing

Vlera e tregut të Apple kalon shifrën mbi 800 miliardë dollarë

Vlera në treg e kompanisë Apple ka arritur në mbi 800 miliardë dollarë dhe tani  nevojiten edhe 200 miliardë dollarë për të arritur vlerën e përgjithshme prej një bilion dollarë.
Çmimet e aksioneve të Apple kanë kaluar mbi 150 dollarë. Analisti nga Wall Street Drexel Hamilton thotë se vlera e aksioneve të Apple edhe më tej është e nënçmuar, pasi më herët kishte thënë se aksionet e kompanisë mund të arrijnë 185 dollarë.
Edhe analisti i teknologjisë Brian White konsideron se aksionet e Apple janë ndër më të nënçmuarat në botë dhe se investuesit e kishin tepruar me reagime negative ndaj rënies së shitjes të vitit të kaluar të iPhone, shkruan KosovaPress.
Ai ka përkujtuar se Apple mban të paktën 15 për qind të tregut të telefonave të mençur dhe se ekziston hapësirë e madhe për rritje të mëtejme.
Po ashtu, me muaj shkruhet për planet e Apple dhe tri modeleve të reja iPhone, të cilat pritet të arrijnë në shtator.
Nëse nuk do të ketë situata të papritura sikurse probleme me harduer, pritet që Apple në çerekun e fundit të thyejë rekordin e shitjes së iPhone dhe të arrijë shitje rekorde, që do të ndikojë në rritjen e mëtejme të çmimeve të aksioneve.
Nëse realizohen parashikimet e Hamilton, White dhe analistëve tjerë, të cilët presin se ditë më të mira do të vijnë për Apple në të ardhmen, vlera e tregut e Apple në vitin 2018 pritet të arrijë shifrat e pabesueshme prej 1 bilion dollarë.
Please follow and like us: