William Walker takoi përfaqësuesit e Lëvizjes ‘Besa’
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi dhe anëtari i kryesisë, Shaban Zendeli, pritën në takim në selinë e Lëvizjes Besa, ish-shefin e OSBE-së, mikun e shqiptarëve, William Walker.
Në këtë takim përfaqësuesit e Besls e kanë njoftuar Walker-in për qëndrimet e fundit të kësaj Lëvizje dhe rolin e saj konstruktiv që ka patur në këtë situatë të ndjeshme politike.
Besa ka thënë se do të përkrahë iniciatiavat që do të mundësojnë funkcionalizimin e institucioneve që do të garantonin reformat e domosdoshme që do e rikthenin Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimeve euro – atlantike.
Please follow and like us: