Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjedhjet e parakohshme, një shans për rinovimin e klasës politike në Kosovë

 

Suzana Tahiri

Pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Presidenti i Republikës Hashim Thaçi, ka dekretuar vendimin për shpërndarjen e legjislaturës së pestë, deklarohet në dekretin e Presidencës. Kujtojmë se më 10 maj me 78 vota të deputetëve rrëzohet Qeveria Mustafa, ndërsa zoti Thaçi do të nis konsultimet me partitë parlamentare për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Ka shumë arsye përse Kosova shkoi deri në zgjedhje të parakohshme, por një prej tyre ishte edhe përcaktimi i vijës kufitare (demarkacioni) me Malin e Zi.

Në kërë rast, pra me daljen e Kuvendit të ri do të krijohet një mundësi për ta riparë këtë marrëveshje, që përvec opozitës u kundërshtua edhe nga deputetët të koalicionit qeverisës, intelektualë dhe përfaqësues të botës akademike.

Njohja e kufijve me Malin e Zi po aq sa kërkesë e ndërkombëtarëve është një domosdoshmëri edhe për shtetin më të ri të Europës sepse e formalizon atë midis vendeve fqinje dhe në hartën e kontinnetit.

Po aq e rëndësishme se kjo marrëveshje, është edhe rinovimi I klasës poliitke të Kosovës duke sjellë emra të rinj, duke përjashtuar rastet nepotike, por sidomos ato me raste korruptive ose të inkriminuar.

Dhe në këtë process të ri, më shumë se rezultati, më shumë se konfigurimet e reja politike, më shumë se evidentimi I pozitës dhe opozitës, ka rëndësi që të zhvillohet një garë e ndershme elektorale, zgjedhje të ndershme, të lira e demokratike, të përkrahur nga të gjitha forcat politike dhe faktori ndërkombëtar.

Është momenti për të theksuar se përfaqësimi i grave dhe vajzave në pushtetin më të lartë të një republike mbetet një detyrë aktuale për partitë kryesore, por edhe për çdo forcë politike. Dhe kjo nuk duhet bërë thjesht dhe vetëm për të favorizuar seksin femëror, por si një e drejtë që tashmë ato e kanë fittuar në të gjitha postet e drejtimit shoqëror, politik dhe universitar.

Please follow and like us: